Marrëveshja VV-LDK në duart e deputetëve

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka arritur tashmë në Kuvend.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalimit të saj para të pranishmëve në seancën plenare ku pritet të votohet Qeveria Kurti, njofton Klan Kosova.

”Sepse ne dhe qytetarët e Kosovës nuk e dëgjuam dhe nuk e pamë as edhe një shkronjë të vetme nga programi dhe marrëveshja. Në fakt sapo erdhi këtu në dorën tonë”, është shprehur Hoxha ndërsa ka dhënë kritika rreth çështjes së ministrive ku VV e LDK kishin thënë më parë se do të kenë vetëm 12 por tani është shtuar numri i tyre në 15.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme