Mashtrimi me vizat

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Qeveritarët kanë refuzuar të marrin përgjegjësinë për mosliberalizimin e vizave, duke thënë se Kosova ka përmbushur detyrat e veta dhe se vendimmarrja ka ngecur në BE, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por të shumta janë manipulimet që ata kanë bërë me data dhe afate, sa i përket përmbylljes së këtij procesi. Edhe pse komisari Johannes Hahn përçoi mesazhin se liberalizimi nuk do të ndodhë para 2020-s, disa eurodeputetë kanë adresuar lutjen e fundit në Këshillin e Ministrave që t’i jepet fund izolimit të Kosovës.

Fshati nga Luksemburgu që numëron jo më shumë se 600 mijë banorë, në vitin 1985 doli përtej kufijve të vet duke u bërë sinonim i lëvizjes së lirë, kur Franca e Gjermania nënshkruan Marrëveshjen e Schengenit. Ajo ndryshoi thellësisht nocionin e kufijve në Evropë dhe sot pjesë e marrëveshjes janë 26 shtete (plus Gjeorgjia dhe Ukraina).

Kosovarët vazhdojnë të mbesin të vetmit në rajon që nuk gëzojnë liberalizimin e vizave. Ndonëse ka pasur premtime të mëdha nga qeveritë e deritashme për heqje të vizave, Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se ky do të jetë një proces i vështirë dhe i gjatë që nuk mund të parashikohet me afate e data.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme