Matja e territorit nuk i bind deputetët

Prishtinë | 24 Shk 2017 | 08:13 | Nga

Matja e territorit të Kosovës nuk ua ka ndërruar qëndrimin disa deputetëve që kanë qenë kundër Demarkacionit me Malin e Zi. Përfaqësuesit e koalicionit e pranojnë se nuk i kanë votat për ratifikimin e Marrëveshjes së Vjenës

Koalicioni i dy subjekteve më të mëdha politike në vend, PDK-LDK, e ka të vështirë për t’i bindur deputetët se me Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi Kosova nuk humb territor. Madje, deputetëve që janë shprehur kundër kësaj marrëveshjeje nuk ua ka ndryshuar mendjen as Komisioni për Matjen e Territorit të Kosovës, sipas së cilit Kosova nuk humb tokë me Marrëveshjen e 26 gushtit 2015. Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës thonë se aktualisht nuk i kanë votat për ratifikimin e Demarkacionit, megjithatë thonë se kjo Marrëveshje duhet të ratifikohet sa më shpejt.

Kryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi duhet të ratifikohet sa më shpejt.

“Momentin që Qeveria e riprocedon Marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit, ne do ta procedojmë menjëherë në Kuvend pa asnjë vonesë në mënyrë që të ecim përpara. Duhet të lëvizim përpara, Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejtë, sepse është në interes të qytetarëve dhe në interes të Kosovës”, është shprehur Veseli.

Të ngjashme