Matoshi: AKR kundër shkëmbimit të territoreve, opozita ka ndryshuar qëndrimin për Thaçin

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 07:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çështja e kufijve të Kosovës është e mbyllur, ndërsa shkëmbimi i territoreve as që do të duhej të diskutohej, ka deklaruar Fatmir Matoshi, kryetar i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re-së.

Matoshi, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se Kosova i ka kufijtë e vet dhe si e tillë duhet të trajtohet gjatë bisedimeve me vendet fqinje.

“Qëndrimi i AKR –së lidhur me këtë çështje, është se Kosova është vend i njohur ndërkombëtarisht, ka kufijtë e saj dhe duhet të trajtohet si e tillë edhe në raport si e tillë, edhe me bisedat, me të cilët do nga fqinjët tanë që i kemi”.

“Për AKR-në çështja e kufijve është çështje e mbyllur, po ashtu edhe shkëmbimi i territoreve nuk është një zgjidhje e mirë sipas nesh dhe nuk do të duhej të diskutohej. Ndërsa presim edhe me Republikën e Serbisë të kemi një proces të demarkimit të kufirit, ashtu siç ka ndodhur edhe me vendet e tjera dhe ashtu siç do të ndodhë edhe me Republikën e Shqipërisë në të ardhmen”, tha Matoshi.

Anëtari i AKR-së, ka komentuar edhe thirrjet e partive opozitare për një seancë të jashtëzakonshme në fillim të javës së ardhshme.

Ai ka thënë se një kërkesë e tillë është ndryshim i diskursit dhe qëndrimit të opozitës.

“Fillimisht, opozita ka një qëndrim që presidenti nuk duhet të bisedojë, sepse kanë folur një kohë të gjatë për atë se Presidenti nuk ka autorizim që të bisedojë dhe tash kjo kërkesë që le të bisedojë, por të mos bisedojë për kufijtë, është një ndryshim edhe i diskursit politik, por edhe i vetë opozitës, por si do që të jetë unë mendoj që Kuvendi është një vend adekuat ku mund të flitet kjo temë”.

“Kjo nuk është një temë e mbyllur, nuk është një temë që duhet të trajtohet apo të bisedohet fshehtas dikujt. Kuvendi përbëhet nga të zgjedhurit e popullit dhe nuk besoj që ka diçka të keqe që në Kuvend të diskutohet kjo punë”, përfundon Matoshi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme