Matoshi: Albini nuk merret me analfabetët, po me të drejtat e punëtorëve

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Halil Matoshi këshilltari politik i Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajn përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se Albin Kurti nuk do të merret me analfabetët funksional po me të drejtat e punëtorëve.

Postimi i plotë:

Albini nuk do të merret me PISA dhe analfabetët funksional në sistem, po me të drejtat e punëtorëve të “Fabrikës së leshit” në Manchester!?

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut âsht nji spektër të drejtadh dhe lirishë mbi të cilat sot funksionojnë vetëm demokracitë Perëndimore. Magna Carta e njerëzimit nuk äsht shkru as orientu kundër imperializmit porse kundër kushteve skllavnuese të disa njerëzve karshi do tjerë njerëzve
Me u çu sot kundër imperializmit, pos që âsht identifikim me ideologjinë komuniste (vendçe: enveriste!?) që luftonte n’dy fronte ‘imperializmin amerikan dhe socialimperializmin sovjetik’ në emën të Magna Carta-s, âsht poasht nji term i rrëshqitshëm, ose spakut âsht mendjelehtësi e s’âsht hiç punë për ne, sepse jetojmë në nji botë në lëvizje PostSmithiane.


Si komb i vogël, me e mbrojtë lirinë, sovranitetin dhe territorin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me e ndërtu nji sistem adekuat të arsimit, âsht punë e jona.

Përderisa ky Perëndim e ka çliru Kosovën nga fashizmi serb, që ishte në thelb nji nacionalsocializëm, kujt i ka mbetë me u çu kundër imperializmit sot, që nuk ka një shpjegim adekuat etimologjik për kushtet e posthistorisë. Apo Albini e përdor termin simas konceptot ideologjik me të cilin Kina, Kuba, Koreja e Verit, Venezuela dhe disa vende arabe e identifikojnë me ShBA-në. Po. nëse e narrim për bazë definimin në fjalorin e Merriam-Webster, Inc. Amerika sot âsht i vetmi shtet imperialist!
Dhe kryeministri potencial i vendit, Albin Kurti, ia paska mësy me e çrrënjosë!?

Të ngjashme