Matoshi dhe Veliaj takohen në Tiranë, bisedojnë për mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 14:16 | Nga

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, është pritur në takim edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin kanë diskutuar mbi përvojat më të mira për mbrojtjen e mjedisit.

U.d. ministri Matoshi pasi përgëzoi Kryetarin Veliaj për idetë dhe projektet që ai ka implementuar në shërbim të krijimit të një mjedisi të pastër, deklaroi se tani mjedisi dhe mbrojta e tij është prioritet dhe kështu së bashku duhet të kontribuojmë për një mjedis të pastër në Kosovë e Shqipëri.

Ministri Matoshi ka prezantuar edhe fushatën 3-mujore për pastrimin e Kosovës, të cilën kryetari Veliaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm në vetëdijesimin e qytetareve për kujdesin që duhet të kemi për mjedisin.

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj foli mbi masat që ai është duke marrë në fushën e mbrojtjes se mjedisit duke përfshirë lehtësirat për veturat elektrike, ndërtimin e stacioneve për mbushjen e tyre, largimin nga përdorimi i qeseve plastike etj. Ai vlerësoi vendimin e Qeverisë së Republikës se Kosovës për ndalimin e importimit të veturave më të vjetra se 10 dite dhe sipas tij ky vendim duhet të vazhdojë pasi që kështu i kontribuon krijimit të një mjedisi më të pastër.

Gjatë vizitës në Tiranë U. d ministri Matoshi mori pjesë dhe në një aksion të pastrimit të organizuar nga iniciativa e të rinjve “Shqipëria Ndryshe”, me ç‘rast vlerësoi se iniciativat e tilla tregojnë përkushtimin e gjeneratave të reja për një mjedis të pastër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme