Matoshi godet Kurtin, Shkëlzen Gashi e quan “shërbëtor të hajdukave”

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Një status i fundit i analistit Halili Matoshi, ku kritikon pushtetin e kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur Kurtin “Albin De Cun” si aludim në udhëheqësin komunist të revolucionit kinez, Mao Zedong, ka nxitur një reagim të analistit tjetër Shkëlzen Gashi.

Gashi e ka quajtur Matoshin “shërbëtor të hajdukave”, teksa e ka provokuar edhe përmes shtrembërimit të mbiemrit.

“Kosova nuk ka përjetu kurrë çoroditje ma të madhe të politikës dhe të etikës së pushtetit – paska thanë shërbëtori i hajdukave analisti matEshi”, ka shkruar sot Gashi.

Matoshit, sot, gjatë ditës ka shkruar se pushteti i ri po instalon njeriun e ri, sipas modelit të Enver Hoxhës.

Shkrimi i plotë i Matoshit:

Albin Ce Dun! 1. “Pushteti i ri” po instalon “Njeriun e ri” – simas modelit të Enver Hoxhës – tue pretendu se elitat politike, kulturore e arsimore te munen me u ndrru me militanta të partisë, do gjysha e gjyshe që gërvallën nga monotonia dhe seniliteti!?

  1. Ngado e kushdo që ka ardhë kjo ide imorale për me i zavendësu mësuesit nga prindët, âsht aq e poshtër dhe degjeneruese e konceptit Perëndimir të te menduemit (Projektit Iluminist), sa që njeriu normal bjen në dilemë, nëse po jeton në demokraci kushtetuese apo janë ndrru epokat dhe po jeton në realsocializëm!? Çoroditje e poshtnim ma t’madh, të politikës dhe etikës së pushtetit, Kosova nuk ka përjetu kurrë! Janë këta anmiqt e lirisë, simas Karl Popper-it. Elementët ma antishtet e antikosovarë dhe fundërrina të klerofashizmit e nacional-romantizmit, që Kosova politike i ka mendu si të dekun, po nxjerrin krye, si me mbi nga fundbota!?
  2. Zavendësimi i mësimdhansave me prindët: As Revolucioni kulturor kinez nuk ishte kujtu! Sa pamje bizarre, jokreative e të shkreta!?

Të ngjashme