Matoshi: Haradinaj do t’ua nxijë jetën sekserëve të rrymës

Prishtinë | 29 Dhj 2017 | 10:48 | Nga

Halil Matoshi thotë se kryeministri Ramush Haradinaj do t’ua nxijë jetën sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor.

Ai sqaron të se çmimi i rrymës nuk është rritur për asnjë cent. Rrymë do të ketë, thotë këshilltari i Haradinajt.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kryeministri Haradinaj, sekserëve që blejnë e shesin rrymë elektrike në disfavor të prodhimit vendor, pra një grushti individëve, ka me ua nxi jetën – për me ua zbardhë dy milionë kosovarëve!Ndërsa mediat që u ka humbur sensi i luftës për të vërteten i ftoj për ballafaqim me faktet!Le të dihet: Nuk është etike të shpifet kinse një qytetar x prej dy milionëve pretendon se është rritë çmimi i rrymës elektrike.1. Çmimi i rrymës nuk është rritë për ASNJE CENT dhe këtë e ka parandalu Kryeministri.2. Ndërprerjet sëfundi janë pasojë e prishjeve teknike ngase po prodhohet në KEK me kapacitete të plota…3. Rrymë ka me pasë!Kosova nuk është më ajo e para 11 shtatorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme