Matoshi: Komandantët e kanë dhënë më të mirën prej vetës për këtë vend

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 20:56 | Nga

Halil Matoshi, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës thotë se janë komandantët e luftës ata që kanë dhënë më të mirën prej vetës për vendin. Deklaratat ai i bëri duke komentuar deklarimet e ditëve të fundit rreth ‘krahut të luftës’ pas koalicionit të krijuar ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA’s për Kosovë.

“Komandantët e kanë dhënë më të mirën prej vetës për këtë vend”, tha Matoshi në emisionin Monitor në televizionin publik.

“Nuk e kanë ditë se një ditë do të ndajnë pushtet”, theksoi ai.

Thotë se në AAK nuk ka parë njerëz me uniforma por se Ramush Haradinaj dhe vëllezërit e tij kanë dhënë shumë për vendin.

“Haradinajt i ka dhënë dy vëllezërit e tyre në beteja për lirinë e këtij vendi”, tha Matoshi.

Thotë se në partinë e Haradinajt ka gjet vlerat civile qytetare.

“Ata kanë luftuar për vlera civile, qytetare dhe madje edhe për lirinë e shprehjes”, theksoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme