Matoshi: Kurti duhet ta shkarkojë Cvetko Veljkoviqin

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Publicisti Halil Matoshi ka kërkuar nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti që menjëherë ta shkarkojë nga detyra këshilltarin Cvetko Veljković.

Postimi i plotë:

Personale me Albinin: Shkarkoje mënihere Cvetkun!!!

1.
Albin, e do interesi shtetnor (âsht kategori kushtetuese) integrimin e serbëve kosovarë në sistem, por ashiqare në suaza kushtetuese dhe jokomprometuese.
Dhe ata kanë qenë pjesë e secilës Qeveri, pra edhe asaj tandës!
Albin, nuk e do interesi shtetnor me angazhu ni fans t’fashizmit serb ngat veti e me u marrë me punët e shtetit aë nuk e njeh;

2.
Albin, të kujtohen vuejtjet në Kampet e Përqëndrimit Lipjan dhe Požarevac (Serbi) ku ishim bashkë, kur vdekja e jo jeta konsiderohej shpëtim, nga shumë shqiptarë të dërmuem fizikisht për së lidhuni e t’poshtnuem shpirtnisht nga qizmja e fashizmit të Milošević-it dhe gjeneralëve të tij.
Dhe kur shpifnin për ty, se kinse ta patën hatrin, unë e pata thânë të vërtetën për guximin tand. Pa mëdyshje!

3.
Albin, Cvetko Veljković e ka shpërnda madhnimin epik të Kriminelit Monster, Ratko Mladić, i cili, në Srebrenicë fëmijëve që u kishte masakru baballarët e gjyshnit, e ua kishte dhunu seksualisht nânat e motrat u dhuronte sheqerka!?
Besoni Albin dhe Cvetko, kjo âsht e gërditshme edhe për shumë serbë normalë e me edukim qytetar edhe midis Beogradi e lé mâ në Kosovën ende të përlotun e me plagë t’pambylluna!
Albin, ne, qytetarët e munuem plot ni shekull nga hegjemonia serbe, marrohemi e ngushtohemi kur dikush mes nesh, u drejtohet edhe pahiri serbëve me ‘shka’, kurse ky këshilltar yti nuk i luen çerpiku që Republikës sonë i thotë ‘Kosovo i Metohija’ që edhe vetë serbët (disa komunistë progresivë) ishin pajtu të hiçej nga fjalorët zyrtar, administrativ e politik!?

4.
Zotni Kurti, “ndryshimi” i proklamuem i Cvetkut âsht hipokrizi e Tina dhe Jotja dhe mue personalisht m’i trazon plagët e shpirtit e shpinës, kur në natën e ftohtë të 21 majit, si sot 21-vjet ma parë më rrihnin (ishim ni dyzinë shqiptarësh t’lidhun) me shkop gome në oborrin e burgut t’Lipjanit (aty në ni dhomë i izoluemë ishe edhe ti dhe ke mujtë me i nigue klithmat!?)

Albin pēr hirë të atyne klithmave shkarkoje këtë njeri, nashta ka me i shërbu për ndryshimin e niméte, se ia përkujton rishtas dhimtat që na i ka shkaktu regjimi që ai vazhdon me e naltësu!
Lé ta mson lekcionin se madhnimi i nazifashizmit âsht i dënueshëm me ligj në Gjermani e shtete tjera Perëndimore!
Emnoe vén Tij, ni qikë a djal serb të Kosovës, qytetar t’edukuem mirë e antifashist!
Mos i çmisto me na poshtnu sërish!

Albin, shkarkoje Cvetkun, sot.
Tash!
Nëse vetëm ni trohë Raison d’Etat t’ka metë n’aenien tande politike!

Të ngjashme