Matoshi-Osmanit: Lej kopallat e thirr homologët e vendeve Perëndimore, lyp vaksina

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Analisti Halil Matoshi tha se puna e presidentes Vjosa Osmani nuk është t’i vizitojë qendrat ku po kryhet vaksinimi por të kontaktojë me homologët e saj për sigurimin e vaksinave.

Po ashtu, Matoshi ka kritikuar Osmanin se po sillet si opozitare.

Statusi i plotë:

1.

Presidente ti nuk je këtu për mikromenagjim situatash të brendshme (si kjo vizita koti në qendren e vaksinimit) se janë 83 mijë shërbyes shteti që kujdesen për kso sene!

2.

Presidente ti nuk guxon me u sjellë si opozitare, me i kritiku pararëndësit tu e diplomacinë, (gazetarët e bâjnë këtë!) dhe tue krahasu mossuksesin e shtetit me suksesin e Majlindes në ni sport individualist!

3.

Lej kopallat e thirr homologët e vendeve Perëndimore, lyp vaksina!?

Kjo âsht puna jote!

Brahim Rugova thojke: “Për lirinë e popullit tim jam në gjendje me marr ni shkop e me dalë me lypë nepër botë, tek të mdhajt…”

Të ngjashme