Matoshi: Pas rinumërimit, AKR-ja do të ketë tre deputetë po aq sa Nisma

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Matoshi, nga AKR-ja ka thënë sot se pret që pas rinumërimit të votave koalicioni Nisma-AKR-PDK ta kalojë pragun.

Si mysafir në emisionin Frontal në T7, Matoshi tha se janë në pyetje 60 deri në 70 vota që ky koalicion ta kalojë këtë sfidë.

I bindur se AKR bashkë me Nismën do të jenë në Kuvend, Matoshi ka thënë se partia që ai i takon do të ketë tre deputetë, po aq sa do të jenë edhe nga partia e Fatmir Limajt.

Nëse AKR nuk do të ketë tre deputetë, atëherë për dy Matoshi është mëse i sigurt.

Të ngjashme