Matoshi për kërkesën e BE-së: Taksa hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Halil Matoshi i cili është këshilltar i Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se zyrtarë të lartë të BE-së kanë dërguar një letër ku është kërkuar që të suspendohet taksa prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, i ka dërguar letër Kryeministrit Ramush Haradinaj, ku është kërkuar që të suspendohet taksa e lartcekur, në këmbim që emërtimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”.

Klan Kosova ka kontaktuar me Këshilltarin Matoshi lidhur me këtë ngjarje dhe ky i fundit e ka konfirmuar pranimin e letrës.

“Po, kemi pranuar një letër nga zyrtarët e lartë të BE-së por nuk është gjetur një kompromis”, ka thënë Matoshi për Klan Kosova.

“Në Kosovë askush nuk ka të drejtë të bëj kompromis mbi 17 shkurtin, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të saj”.

“Pra kosovarët janë popull evropian dhe nuk bëjnë pazare me pavarësinë e tyre kombëtare. Taksa hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme