Matoshi: Po realizojmë edhe 4 projekte afër 1 milion euro në Kamenicë

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot në Kamenicë, së bashku me kryetarin Qëndron Kastrati ka nënshkruar 4 memorandume për financimin e 4 projekteve që këtë vit do të realizohen ne këtë komunë, transmeton Ekonomia Online.

“Rregullimi i shtratit të lumit Desivojcë – Shipashnicë në vlerë 700.000 euro, granti “Ta pastrojmë Kosovën”, në vlerë 150.000 euro, administrimi i banesave në bashkëpronësi, në vlerë 50.000 euro si dhe pastrimi i zonave emergjente dhe kritike në vlerë 10.000, janë 4 projekte tjera që MMPH po i financon në Kamenicë krahas edhe 3 projekteve tjera që janë në realizim e sipër me financimin e MMPH-së”, deklaroi Ministri Matoshi.

Ministri Matoshi me këtë rast u shpreh i lumtur që me këto projekte siç tha ai po arrijnë që të rrisin nivelin e mirëqenës së qytetareve të kësaj komune, të lënë anash nga qeveritë e kaluara.

“Këto projekte në vlerë totale prej 910.000 euro që do të financohen plotësisht nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe do të implementohen nga Komuna e Kamenicës, do të përmirësojnë kushtet e jetesës për banoret e komunës”, vlerësoi Ministri Matoshi.

Ministri Matoshi u shpreh optimist që procedurat e tenderimit dhe kontraktimit të përfundojnë sa më shpejt dhe të fillojnë punët në këto projekte.

Për përkrahjen e vazhdueshme dhe financimin e këtyre projekteve në komunën e Kamenicës, kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati, e falënderoi Ministrin Matoshi dhe vlerësoi se këto projekte janë shumë të rëndësishme dhe do të realizohen me sukses.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme