Matoshi prezanton punën njëvjeçare: Morëm shumë vendime për përmirësimin e mjedisit

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 15:17 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka mbajtur konferencën e fundit për medie për këtë vit, në të cilën ka prezantuar punën njëvjeçare të kësaj ministrie, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë Fatmir Matoshi tha se gjatë mandatit 1 vit e gjysmë ka marrë disa vendime të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e gjendjes mjedisore.

“Me marrjen e mandatit një vit e gjysmë më parë kam përcaktuar prioritetet për të cilat kam vlerësuar që janë më të rëndësishme për t’u realizuar. Prioriteti im ka qenë mbrojtja e burimeve ujore si dhe ndërtimi i hidrocentraleve të reja në Kosovë, në mënyrë që të sigurojmë ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. Bashkë me bankën botërore pas një pune një vjeçare kemi arritur që të fillojmë së jetësuari ndërtimin e hidrosistemit kikë Kremenatë, i cili do t’i evidentojë krizat me ujë të pijshëm në pjesën lindore të Kosovës”, tha ai.

Matoshi tha se me buxhetin e MMPH-së janë duke i realizuar  shumë projekte në rregullimin e shtretërve të lumenjve në gjithë Kosovën për të eliminuar degradimin e madh e të cilat arrijnë vlerën e 6 milionë eurove.

Ndërsa tha se prioritet mjaft i rëndësishëm ka qenë edhe eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave duke organizuar fushata pastrimi dhe rehabilitimi përmes krijimit të zonave të gjelbra.

Një ndër sukseset, Matoshi përmendi edhe ndalimin e përdorimit të thëngjillit.

“Krahas projekteve të tilla për vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit kemi dhënë edhe gjoba mandatore por jo me nivelin e duhur. Inspektorati i MMPH-së ka bërë 790 vizita inspektive në teren ka shqiptuar qindra gjoba mandatorë dhe 85 inicime në gjykatë. Në kuadër të task forcës ndërministrore për ajrin kemi marrë veprime konkrete në reduktimin e ndotjes se ajrit duke përfshirë: Ndalimin e përdorimit të thëngjillit në shkolla, në institucione publike, instalimin e softverit për paraqitjen e të dhënave në kohë reale mbi ndotjen e ajrit  më përkrahjen e BE-së, vendosjen e monitorëve në Prishtinë përmes projektit JICA-s…, kuvendi  i Kosovë miratoi fondet IPA”, tha ai.

Matoshi përmendi edhe disa ligje të cilat janë miratuar gjatë mandatit të tij si ministër e që kanë ndikuar në mjedis, por edhe planifikim hapësinor.

Gjatë mandatit tim si Ministrit i MMPH-së është miratuar ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje  e më pas kemi nxjerrë udhëzime administrative në fishën e legalizimit, ku pritet të trajtohen 352 mijë ndërtime pa leje.  Në fushën e kadastrit kemi nxjerrë 11 udhëzime administrative të cilat shënojnë një proves mjaft të madh në ofrimin e shërbimeve kadastrale për qytetarë.  Kemi përkrahë komunat e Kosovës me projekte të shumta kemi nënshkruar 50 memorandume të bashkëpunimit”, tha ai.

Matoshi tha se gjatë këtij viti kanë pasur 40 kërkesa për ndërtimin e hidrocentraleve por që asnjë leje nuk e kanë dhënë.

“Kemi mbi 40 kërkesa për ndërtimin e hidrocentraleve por anjë nuk i kemi dhënë gjatë këtij viti”, tha ai.

Ministri në detyrë Matoshi ndau mirënjohje për Nezahate Hakaj udhëheqëse e divizionit për mbrojtjen e mjedisit tashmë e pensionuar.

Të ngjashme