Matoshi: Rrituni, bëhuni pushtet normal

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Në një postim në rrjetet sociale Halil Matoshi ka hedhur kritika mbi pushtetin, duke thënë se duhet të rriten.

Matoshi tutje ka renditur tri gjëra të cilat sipas tij qeveria duhet t’i kuptojë, duke thënë se shteti nuk është OJQ.

Më poshtë potimi i plotë:

Rrituni – bâhuni pushtet normal!
Pushteti i ri âsht amatoresk. Tre gjâna nuk po mbrrinë me i kuptu:
1. Shteti nuk âsht OJQ po organizëm dinamik politik që i ka punët e veta të brendshme (edhe sekretet), vepron si aparat dhune (i dhunës legjitime) dhe i kqyr punët e përbotshme (nji nga prerrogativat e shtetit dhe kriteret e Monte Video-s âsht edhe aftësia me hy në marrdhanie me kombet tjera) pra rritja dhe sofistikimi i diplomacisë
2. Pushteti nuk âsht opozitë por Qeveri dhe nuk i lejohet me e kritiku shtetin, në majat e të cilit janë vet, sidomos jo kryediplomatja, sepse diplomacia âsht diskrecion i ni vendi dhe kurrë ni kryediplomat ose ambasador në OKB nuk e pështynë vendin e tij.
3. Kujtesa institucionale dhe besnikria ndaj shtetit jânë “palca eshtnore” e idesë së shtetit. Ju mund të mos i dueni njerëzit që e bâjnë historinë e shtetit, as simbolet që e shquejn rendin simbolik të tij, por ju nuk mundeni me i injoru faktet.
Kurrë!
Kritiku ma i ashpër i shoqnisë dhe politikës shqiptare, Faik Konica, masi u bâ ambasador në Ligën e Kombeve (tash OKB) shkruejti:
“Bëji të fala mbretit se kritikat e mia do të mbeten të kufizuara brenda qarqeve shqiptare; jashtë këtyre qarqeve unë do ta mbroj mbretin me të gjitha fuqitë e mia. Do të vazhdoj t’i shërbej me besnikëri dhe me zemër, sepse jam përfaqësues i tij dhe ai është koka e shtetit shqiptar.”
(@lekcioni nr.2)

Të ngjashme