Matoshi: Veteranët e rrejshëm të largohen vetë dhe të mos kthejnë paratë

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 08:03 | Nga

23:56 – Këshilltari politik i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, ka propozuar që Kosova të ndjek hapat e Kroacisë lidhur me veteranët e rrejshëm të UÇK-së.

Në emisionin “Interaktiv” Matoshi ka thënë se prokuroria e Kroacisë kishte dalë me vendimin që veteranët e rrejshëm të luftës të tërhiqeshin vetë nga listat dhe të mos kthenin paratë e marra nga pensionet. Ai ka sqaruar se prokuroria kroate nuk kishte publikuar emrat e veteranëve të rrejshëm dhe këtë rast Matoshi ka kërkuar që ta ndjek edhe Kosova.

“Pastrimi i listave është interes jetik edhe për luftëtarët e vërtetë. Më e mira do të ishte sikur ata të tërhiqeshin vetë. Me këtë rast është marrë shumë mirë Kroacia që prokuroria u tha tërhiquni vet, mbani paratë dhe nuk do ua publikojmë emrat. Këtë shembull do të duhej ta ndiqte edhe Kosova”, ka thënë Matoshi.

Matoshi: Haradinaj nuk e fyeu një prokuror, por një qytetar që bëri fushatë mediatike

23:45 – Këshilltari politik i kryeministrit, Halil Matoshi, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka arsyetuar fyerjet e Ramush Haradinajt ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj, duke thënë se ato iu drejtuan një qytetari të thjesht që tentoi të bëjë fushatë mediatike për punën e institucioneve.

Haradinaj në studion e “Interaktivit” e quajti Blakajn “pishpirik” dhe “hajn të pulave” pas dorëheqjes nga posti i prokurorit, por këshilltari i tij, Matoshi, ka thënë se shefi i tij mund të shpërthej ndonjëherë me fjalë jo të duhura për publikun, por sipas tij, ai këtë e ka bërë nga zemërimi sepse brengoset për liberalizimin e vizave.

“Kryeministri është njeri si ne, ka përgjegjësi të caktuara sipas ligjit dhe kushtetutës. Por mbetet ushtar i lirisë së Kosovës dhe një njeri që i është përgjigjur vazhdimisht drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare. Ai ka konsideruar që ai [Blakaj] më nuk është prokuror, por një qytetar i thjeshtë i Kosovës. Si njeri Haradinaj ka të drejtë të jetë i nervozuar për një punëtor të shtetit që lë në gjysmë punën e tij. Haradinaj këtë gjuhë e përdori jo ndaj një prokurori, por një qytetari të thjesht i Kosovës që bëri fushatë mediatike. Si njeri ka pasur të drejt që të jetë i zemëruar me një punëtor të shtetit që e lë në gjysmë punën”, ka thënë Matoshi.

“Haradinaj mund të shpërthej me ndonjë fjalë jo shumë të jehshme për publik, por ai funksionon ashtu, por e ka nga zemërimi sepse është i merakosur për liberalizimine vizave, jo për listat e veteranëve”, ka shtuar ai.

Matoshi mohon se Haradinaj i ka kërkuar raportim Blakajt

Halil Matoshi, këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se dorëheqja e prokurorit Elez Blakaj dhe ka mohuar se shefi i tij i ka kërkuar raportim ish-prokurorit për hetimin që po e bënte rreth listave të veteranëve të UÇK-së, derisa ka shtuar se dorëheqja e Blakajt ka dëmtuar imazhin e Kosovës dhe ka qenë tendencë për të minimizuar punën e institucioneve në sundimin e ligjit.

“Ishte reagim edhe i Bashkimit Evropian pas këtij rasti dhe fatkeqësisht publiku u dezinformua nga një pjesë e mediave. Në këtë situatë u cenuam në punën tonë dhe kjo ndikoi në imazhin e vendit dhe kryeministri u dërgoi letër ambasadorëve dhe ua sqaroi rastin [e Blakajt]. Haradinaj e ka ndihmuar Blakajt. I ka dhënë mbështetjen teknike. Madje duke ia dyfishuar përgjigjet në kërkesën e tij. Ai ka kërkuar 15 ditë që të hulumtojë dokumentet e veteranëve ndërsa Haradinaj i ofroi 30 ditë. Ia ka dhënë qasjen në kamera dhe i ka ofruar mundësinë që të ndërrojë cilindrin e derës ku gjendet dokumentacioni për veteranët”, ka thënë Matoshi rreth kërkesës së Blakajt dhe përgjigjes së Haradinajt në kërkesën e tij.

Matoshi ka thënë se Haradinaj i kishte kërkuar raport se çfarë dokumentesh kishte përdorur Blakaj dhe nëse ishte shqetësuar nga zyrtarët qeveritarë gjatë hetimeve që po kryente në zyrën e kryeministrit.

“Haradinaj i kërkoi t’i raportojë kryeministrit çka ka përdorur dhe çka jo. Çfarë ka shfrytëzuar te dokumentet. Blakaj i raporton kur është në zyrë të kryeministrit. Haradinaj ka kërkuar raportim nëse dikush e ka shqetësuar dikush nga zyrtarët politikë. Nëse ke pas ndonjë shqetësim kanë qenë dy zyrtarë hetimorë. Është lloj diskrecioni i brendshëm i policisë, por për hir të transparencës ata nuk janë dëmtuar”, ka theksuar Matoshi ndërsa ka shtuar se Blakaj nuk e ka sqaruar deri në fund kërkesën e dërguar drejt Haradinajt për të pasur qasje në dokumentacionin e listave të veteranëve.

“I njëjti prokuror ka mundur të hyjë në zyrën e kryeministrit pa e pyetur atë. Por Balakaj nuk e ka çuar deri në fund procesin lidhur me kërkesën e dërguar drejt Haradinajt. Kryeministri nuk e ka pasur qëllim që të kërkojë raport për çështjen penale të rastit që po e hetonte, por kryeministri e ka pasur qëllim që të dijë nëse ka qenë i shqetësuar nga dikush i zyrës së kryeministrit dhe çfarë materiali i është dashur, a ka pasur mangësi që t’i ofrojë të gjithë dosjet. Ky është interpretimi final”, ka thënë Matoshi.

Matoshi në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se prokurori Blakaj nuk ka ngritur aktakuzë për listën e veteranëve të UÇK-së dhe se një prokuror i zoti do të duhej që çështjen ta çonte deri në fund.

“Ky prokuror nuk e ka ngritur aktakuzën. Nuk e ka nënshkruar aktakuzën. Nuk i ka ndjekur procedurat sipas ligjit. Nuk e ka dorëzuar atje ku duhet. Përse duhet ta ndalojë [kryeprokurorit Reshat Millaku]. Një prokuror i zoti do të duhej që me çdo çmim këtë çështje do ta çonte deri në fund”, ka thënë Matoshi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme