Matthew Palmer të premten në Kosovë

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pritet ta vizitojë Kosovën.

Sipas Gazetës Sinjali, Palmer pritet të jetë në Prishtinë të premten, më 31 tetor.

“Palmer do të takohet me liderët e partive kosovare si dhe me liderët institucionalë, ndërsa temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit politike në vend dhe gatishmëria e autoriteteve të Kosovës për rifillimin e dialogut me Serbinë”.

“SHBA-të do të kërkojë nga autoritetet kosovare që të angazhohen për rifillimin e dialogut me Beogradin zyrtar më së largu deri në muajin mars 2020, para fillimit të ciklit të zgjedhjeve në Serbi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme