Mavraj: Sulmet ndaj Kosovës nga qeveritarët që i paguajmë s’mund të bëhen pa miratim suprem

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Muhamet Mavraj ka reaguar pas shkrimit të medias zvicerane lidhur me vrasjet e pasluftës ku thuhet se kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla “kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK”.

Mavraj përmes një postimi në Facebook ka thënë se sulme kaq të rënda nga qeveritarët ndaj Kosovës nuk mund të bëhen pa miratim suprem.

Ai ka pyetur se a kanë gjak njeriu këta qeveritarë duke aluduar në ministren Gërvalla.

“Asgje diplomacia serbo-ruse cfare eshte politika e vertete e stanit! A jane qeveritarë te Kosoves keta frymorë apo te Kosovo-Metohise? A kane gjak njeriu keta qeveritarë ? Sulmet sistematike ndaj Kosoves nga qeveritaret qe paguhen nga Kosova, kaq te renda dhe kaq sistemike, nuk mund te behen pa miratim suprem dhe pa nje zor te madh! Dhe kaq pa fre! Hajt zeke hajt”, ka shkruar Mavraj.

Të ngjashme