Maxhuni u thotë deputetëve se të kthyerit nga Siria nuk përbëjnë rrezik

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 12:51 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Faton Topalli, tha se kreu i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni, i cili ka raportuar pa praninë e medieve, u ka thënë se të kthyerit nga Siria nuk përbëjnë rrezik.

Topalli ka shtuar se shumica e të kthyerve janë viktima dhe nuk ka rrezik që mund të ndodh diçka, raporton Ekonomia Online.

“Sipas informacioneve personat e kthyer janë profilizuar dhe nuk ka ndonjë rrezik akut për sigurinë e Kosovës”.

“Një për faktin se shumica e tyre janë viktima prandaj nuk ka rrezik të rëndë nuk as informacione që mund të ndodh diçka e tillë”.

Ai ka kërkuar nga institucionet që të trajtojnë me dinjitet të kthyerit dhe tu mundësohet integrim në shoqëri.

“Kërkoj dhe apeloj nga të gjitha institucionet që të trajtojnë me dinjitet dhe të drejta dhe të angazhohen ne integrimin e tyre”.

“Numri i qytetarëve që aktualisht ndodhen janë numër shumë i vogël qe nga viti 2015 fal angazhimit nuk ka lëvizje të reja për shkuarje në Siri numri qe ndodhen tani atje  janë 65. Nuk ka pas asnjë lloj rezistence prej atyre që janë kthyer në Kosovë”.

Më tej ai ka sqaruar se nga viti 2012 janë kthyer 334 persona dhe kanë humbur jetën 93 shtetas të Kosovës duke përfshirë gra dhe fëmijë, raporton EO.

“Nga raportimi prej viti 2012 e deri tani janë kthyer 334 persona, gjatë kësaj periudhe deri në këtë vit kanë humbur jetën 93 shtetas të Kosovës, mes tyre të tillë që kanë luftuar,  gra dhe fëmijë”.

“Nga 2014 ka filluar kthimi i shtetasve kosovarë që kanë qëndruar vendin e Sirisë, për kthimin e tyre  ka qenë vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës ku AKI-ja ka luajtur rol kryesor së bashku me partnerë  ndërkombëtar”.

“Është bërë shkëmbim i informacioneve është bërë profilizimit i shqiptarëve që kanë qenë atje. Tani në fund të prillit janë thyer 32 gra 74 fëmijë dhe 4 luftëtar ata janë trajtuar sipas ligjit dhe procedurave që ka Republika e Kosovës”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme