Mazhoranca i sheh të rëndësishme vizitat e deputetëve jashtë vendit, opozita thotë se Qeveria s’ka strategji për politikën e jashtme

Prishtinë | 25 Qer 2022 | 09:24 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Diplomacia parlamentare është e rëndësishme për ndërtimin e relacioneve homologe ndërmjet kuvendeve të ndryshme të Evropës dhe të botës, thonë deputetët pozitës dhe opozitës, raporton Ekonomia Online.

Pozitë e opozitë thonë se vizitat e deputetëve jashtë vendit janë mjaft të rëndësishme për faktin se Kosova ka nevojë për më shumë njohje dhe lobim.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi  në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se deputetët duhet t’i vendosin si prioritet angazhimet e tyre në kuvendin e Kosovës në pjesëmarrje në seancë, në komisione dhe kalimin e projektligjeve që janë në pritje.

Sipas tij, çdo veprim i kuvendit të Kosovës duhet të jetë pjesë e një strategjie të përgjithshme për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe për ta fuqizuar punën e kuvendit me kuvende tjera.

“Natyrisht që diplomacia parlamentare është e rëndësishme. Ndërtimi i relacioneve homologe në mes të komisioneve respektive të kuvendeve të ndryshme të Evropës dhe të botës. Është shumë me rëndësi të konsolidohen këto marrëdhënie. Megjithatë vazhdoj të insistojë që deputetët duhet ti vendosin si prioritet angazhimet e tyre në kuvendin e Kosovës në pjesëmarrje në seancë, në komisione dhe kalimin e projektligjeve që janë në pritje. Por padyshim që vizitat janë shumë të rëndësishme dhe shpeshherë detyrohemi edhe për shkak të pjesëmarrjes në seancë të sakrifikojmë ndonjë vizitë të rëndësishme por besoj që i kontribuon diplomacisë shtetërore”.

“Mendoj që çdo veprim i çdo institucioni e ne këtë rast kuvendit të Kosovës duhet të jetë pjesë e një strategjie të përgjithshme të institucionit qoftë se çfarë synojmë të arrijmë, qoftë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare rajonale qoftë edhe për ta fuqizuar punën e kuvendit përmes shkëmbimit të praktikave me kuvendet homologe të vendeve të ndryshme që e kanë njohur Kosovën dhe që nuk r kanë njohur por që kanë raport miqësor”, tha Rrustemi.

E deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi tha se deri më tash as Kuvendi e as Qeveria nuk ka pasur strategji për politikën e jashtme.

“Kemi pasur disa takime me komisionin për punë të jashtme Haki Abazin ku kemi qenë në Suedi dhe jemi  takuar me homolog tonë dhe kemi kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave si dhe në këshillin e Evropës. Po ashtu kemi pasur edhe komisionin për çështje të integrimeve evropiane nga Kroacia këtu në Kosovë dhe kemi kërkuar të njëjtën mbështetje që të na ofrojnë në Këshillin e Evropës dhe disa procese tjera që kanë të bëjnë me diplomacinë. Deri më tash jo që s’ka pasur kuvendi por nuk ka pasur as qeveria strategji për politikën e jashtme. Këto çka i kemi bërë i kemi bërë si deputet si kryetar të komisioneve që i kemi lidh me homolog të komisioneve që i kemi në plot vende të Evropës”, tha Krasniqi.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi tha se vizitat e deputetëve jashtë vendit janë të rëndësishme për faktin se zhvillohen takime me shume shtete tjera dhe njihen më nga afër.

Sipas saj, Kosova ka nevojë për lobim dhe ky është obligim i qeverisë së vendit.

“Janë shumë të rëndësishme vizitat jashtë vendit. Ne kemi qenë tash ne një vizitë komisioni forumi për transparencë në Kopenhagë ku ka qenë samiti dy ditor dhe një punëtori dy ditore dhe ka qenë mjaft efektive ku kemi pasur rastin të njihemi me shtete tjera, Tajvani, Estonia, Danimarka. Pak a shumë me na njoft si shtet sepse ka disa që nuk e dinë ka i bie Kosova kështu që është shumë e mirë kjo për neve si Kosovë. Mendoj që ka nevojë ende për lobim dhe sidomos qeveria ka më shumë obligim”, tha Bytyqi.

Të ngjashme