Mazreku: Pa na njohur të gjitha 27 shtetet anëtare, pozicioni i BE-së nuk mund të ndryshojë

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i çështjeve të Bashkimit Evropian, Avni Mazreku, ka deklaruar se BE-ja ka pozicion neutral në raport me statusin e Kosovës dhe se ky është hendikep i madh për atë çka synon të arrijë Kosova përmes procesit të dialogut.

“Pa e njohur të gjitha 27 shtetet anëtare, ai pozicion i BE-së nuk mund të ndryshojë. Edhe nëse vetëm një shtet nuk na njeh, BE do të vazhdojë njëjtë ta ketë qëndrimin neutral”.

“Gjermania ka kërkuar ta fusë në agjendë çështjen e Kosovës për vizat. Por sistemi i marrjes së vendimeve, i vizave në këtë rast, është sistem i votimit që duhet shumicë e kualifikuar, ku katër shtete mund ta bllokojnë vendimin. Pesë shtete që neve nuk na njohin, përveç Greqisë që ka dhënë sinjale pozitive, vendimi politik kur është në pyetje Kosova është pengesë për shtetet që nuk na kanë njohur”, u shpreh Mazreku në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Të ngjashme