Mbahen diskutimet e para konsultative ndërmjet MPJ-ve të Kosovës dhe Izraelit

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se sot janë bërë diskutimet e para konsultative ndërmjet MPJ-ve të Kosovës dhe Izraelit.

Ajo tha se të dyja palët diskutuan edhe aspektet teknike-logjistike për aranzhimin e vizitës së parë zyrtare në Shtetin e Izraelit të delegacionit të Kosovës në muajin e ardhshëm.

“Kisha nderin të hap takimin e parë zyrtar konsultativ ndërmjet Drejtorive të Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, në të cilin u diskutua për detajet e vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, gatishmërinë për ndërtimin e marrëdhënieve të plota në të gjitha fushat, si dhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme