Mbahet grupi punues për harmonizimin propozim-marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Grupet punues të Kosovës dhe Shqipërisë, kanë mbajtur një punëtori  për harmonizimin  e propozim marrëveshjeve mes dy vendeve para mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, që do të mbahet në shtator.

Zëvendëskryeministrja Albulena Balja-Halimi, përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se fokusi nga kjo mbledhje është arritja e marrëveshjeve të cilat kanë impakt në jetën e qytetarëve.

Postimi i plotë i saj:

Punëtori e organizuar mes grupeve punuese të Kosovës dhe Shqipërisë për harmonizimin e propozim marrëveshjeve mes dy vendeve tona, të cilat pritet të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Fokusi ynë është nënshkrimi i marrëveshjeve të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë në lehtësimin e jetës së qytetarëve të dy vendeve tona.

Falënderoj grupet punuese për punën e tyre të palodhur në funksion të eliminimit të çdo pengese për përgatitjen e marrëveshjeve për mbledhjen e përbashkët që do të mbahet muajin e ardhshëm në Shkodër.

Ashtu siç kam paralajmëruar janë disa marrëveshje shumë të rëndësishme të cilat planifikojmë të nënshkruhen mes dy qeverive të cilat kanë për objektiv rritjen e mirëqenies, lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave andej e këndej kufirit.

Punëtori e organizuar mes grupeve punuese të Kosovës dhe Shqipërisë për harmonizimin e propozim marrëveshjeve mes dy…

Gepostet von Albulena Balaj Halimaj am Mittwoch, 26. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme