Mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 07:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII. 

Në këtë mbledhje kryesia do të bejë shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,

Po ashtu gjatë kësaj mbledhje do të behët edhe shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme