Mbahet takimin i parë në kuadër të procesit të hartimit të Kodit Civil

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 11:54 | Nga

Është mbajtur takimi i parë i nëngrupit punues për pjesën e përgjithshme dhe të Drejtën e Detyrimeve, ku të pranishëm ishin, profesorë universitarë, ekspertë të fushës, përfaqësues nga projekti i BE-së, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Para të pranishmëve, Ushtruesi i Detyrësi së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Rrahim Rama, tha se “duke konsideruar se hartimi i këtij Kodi luan rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e një sistemi funksional të marrëdhënieve të detyrimeve, të drejtave sendore, të drejtës familjare dhe trashëgimore, Ministria e Drejtësisë në mesin e prioriteteve të veta është duke punuar vazhdimisht në këtë proces”.

Ekipi i Ministrisë Drejtësisë është duke bërë punë intensive në këtë proces, dhe sot kjo punëtori do t`ju ofrojë mundësinë e diskutimeve mbi çështjet konceptuale të kësaj pjese, ku këto diskutime do të ofrojnë një bazë të mirë për aktivitetet e mëtejme në hartimin e kësaj pjese të Kodit Civil, tha Rama.

Në fund, duke i falënderuar të pranishmit për vëmendje, Rama, i siguroi të pranishmit se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar që këtë proces të hartimit ta përkrahë deri në fazën finale me të gjitha kapacitetet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme