Mbesa e Thaçit porosi Haradinajt: Mos e kafsho dorën që të ushqen!

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj, pas deklaratave të tij, se taksa nuk do të hiqet pavarësisht presioneve nga Amerika.

Thaçi-Dragusha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk e ka komoditetin që të mos e përfill Amerikën.

“Ne jemi populli më pro-amerikan në botë. Kjo dashuri ka ardhur natyrshem si rrjedhojë e mbështetjes historike që ne shqiptaret kemi marrë nga ShBA-ja.  Të mos perfillësh Amerikën duhet të kesh komoditetin e një shteti me fuqi globale. Kam frikë se ne nuk e kemi këtë komoditet”, ka shkruar ajo, në postimin me titullin “mos e kafsho dorën që të ushqen”.

Deputetja e PDK-së tutje shkruan se Kosova nuk mund t’i ksuhtëzojë aleatët strategjikë.

Thaçi-Dragusha në fund ka shkruar se Amerika këto veprime, duhet t’i vlerësojë me qëllime elektorale.

“Në kohën kur Kosova përballet me izolim nga BE-ja, probleme të brendshme socio-ekonomike, ngecje ne integrime dhe njohje… ne nuk mund të luajmë me kartën e kushtëzimit ndaj aleatëve tonë strategjik kryesor!  Shpresoj se Amerika do ti shoh këto veprime si manovra momentale, lokale me qellime elektorale”, ka shkruar ajo.

Evgjeni Thaçi-Dragusha është mbesa e presidentit Hashim Thaçi, i cili po ashtu ka pasur së fundi disa replika publike me Haradinajn lidhur me taksën.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218835670222014&id=1209140814

Të ngjashme