Mbi 15 mijë vota nga diaspora nën përcjelljen e Policisë dërgohen në QNR

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 08:47 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kamioni që do të bartë mbi 15 mijë vota të ardhura nga diaspora është nisur nga Ministria e Instrukturës dhe Transportit (MIT) për në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), raporton EKonomia Online.

Mbrëmë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se rreth 15 mijë e 500 zarfe me vota nga diaspora do të dërgohen ë Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) dhe do të procedohen sipas rregullave.

Daka i bëri komentet pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të dielën në orët e mbrëmjes, lidhur me incidentin me zarfet e votave që erdhën nga Serbia.

Diku 26 persona nga kanë marrë alergji në duar në gjatë verifikimit të votave të ardhura nga Serbia.

Nëntë persona janë dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme