Mbi 1500 gra shtatzëna u larguan nga puna, Inspektorati i Punës shqiptoi 281 gjoba

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 11:17 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për të diskutuar lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtjen dhe diskriminim, raporton Ekonomia Online.

Në këtë komision u kërkuar të dijë për numrin e ankesave që janë bërë në këtë institucion.

Kryetarja e këtij Komiisoni, Duda Balje, tha se Ligji në tërësi nuk është duke u implementuar në tërësi, duke shtuar se mbi 90 për qind e grave ngacmohen seksualisht në punë.

“Ne si komision mendojmë se ligji nuk është duke u implementuar si duhet. Sa ankesa keni pasur. Sa inspektor janë aktiv. 90 për qind e grave ngacmohen seksualisht. Edhe me ndryshu ligjin çka duhet të bëjmë se janë raste të përditshme në Kosovë. Gratë janë duke pritur para Kuvendit dhe është gjendje alarmante”, tha ajo.

E Agim Millaku, U.d i drejtorit të Inspektoratit të Punës ka thënë se mbi 5 mijë raste për diskriminim janë trajtuar nga inspektorati i punës, ndërsa 36 inspektorë janë në tërë Kosovën. tha se 6 prej tyre janë gra.

Tutje ai tha se janë shqiptuar 281 gjoba.

“Sa e ndishme është edhe problematike kjo çështje. Në raportet nga tereni nuk e kam ndonjë rast si rast diskriminimi. Pala e ka ditur që në momentin që skadohet kontrata përfundon marrëdhënia në punë. Mbi 1000 ankesa kemi pasur për realizimin e të drejtave që janë lajmëruar që janë të trajtuar. 5000 raste janë trajtuar nga inspektorati i punës. 36 inspektorë janë në tërë Kosovën. Tani kemi marrë veprime me i deklaru që të 5 inspektorët në veri. 6 gra inspektore janë pjesë ekzekutive. Secila palë që është e diskriminuar duhet ankesë te punëdhënësi dhe ai brenda 15 ditëve duhet ta nxjerrë vendimin”, u shpreh Millaku.

“Inspektori bënë hetimin e plotë lidhur me rastin dhe për këtë bënë raport zyrtar dhe pas kësaj pason vendimi. Pala mundet në kuptimin anonim me iu drejtu inspektorit punës. Në ligjin e punës janë të njëjtat problematika mbrojtje nga diskriminimi por është prezantuar si mohim i të drejtave. Ne mbikëqyrim ligjin e punës dhe trajtojmë si rast për çka pala ka bërë ankesë. Kemi shqiptuar 281 gjoba dhe kemi pasur mbi 1000 vërejtje”, tha ai.

Anita Alaj-Kalanderi, drejtoreshë në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, tha se misioni i tyre është ofrimi i shërbimeve për qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë avokat.

“Për shkak të shtatzënisë thotë se më është ndalë punë dhe aty ka diskriminim. Prandaj është institucioni  që ka themeluar Kuvendi. Kemi pasur 1500 raste që kemi trajtuar kanë qenë qoftë për shkak të shtatzënave. Ne përgatisim një padi dhe dërgojmë te organet kompetente. 34 komuna funksionojmë. Ne kryejmë vetëm fazën e parë. Megjithatë ju garantojmë se lënda dhe përfaqësimi do të jetë i denjë. Numri i raste është 1555. Nuk jemi në gjendje të mirë materiale. 36 punëtore jemi shërbyes civil, 26 persona janë të angazhuar për ndihmë juridike falas. Kemi nevojë edhe për punëtore të tjerë. Ne viktimat i kemi pasur prioritet”, tha ajo, teksa shtoi se mjetet e kërkuara do të shkojnë për vetëdijesimin e këtyre viktimave.

Beshir Islami, Kryesues i Këshillit për Ndihmë Juridike Falas, tha se ankesat kryesisht vijnë nga gratë shtatzëna nga sektori privat.  

“Në agjenci kemi të bëjmë me zbatimin selektimin në konkurs, duke shtuar se ankesat më të mëdha janë nga gratë shtatzëna. Te ne në agjenci vijnë ankesa për shtatzëni në sektorin privat, parti politike, nepotizëm. Dallon shpifja dhe ngacmimi seksual. Prokuroria duhet të bëjë rolin e vet të pazëvendësueshëm”, tha Islami.

Të ngjashme