Mbi 50 për qind e Kuvendit do të përbëhet nga deputetë që ushtrojnë detyrën për herë të parë

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Mbi 50 për qind e deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës për herë të parë do të ushtrojnë këtë detyrë.

Zgjedhjet e 6 tetorit kanë sjellur ndryshime të mëdha në skenën politike, jo vetëm me fitoren e Vetëvendosjes, por edhe me deputetët që do ta përbëjnë këtë legjislaturë.

Te këta emra përfshihen edhe ata që më herët kanë ushtruar poste të tjera udhëheqëse politike – por nuk kanë qenë asnjëherë deputetë, shkruan lajmi.net.

Lëvizja Vetëvendosje, në radhët e deputetëve të saj do të ketë së paku 17 deputetë të cilët asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe për herë të parë do të jenë si ushtrues të kësaj detyre.

Arben Vitia, Hekuran Murati, Haki Abazi, Yllza Hoti, Mefial Bajqinovci,Hajrullah Çeku, Jahja Kokaj, Gazmend Gjyshinca, Artan Abrashi, Agon Batusha, Dimal Basha, Arbëreshë Kryeziu, Fitim Uka, Fjolla Ujkani, Alban Hyseni, Enver Haliti, Arta Bajralia – janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që nuk kanë qenë pjesë e legjislaturave të kaluara.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në kastën e deputetëve të saj do të ketë deputetë të rinj të cilët nuk kanë qenë pjesë e Kuvendit më parë.

Besian Mustafa, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Fetah Rudi, Frashër Demaj, Shkëmb Manaj, Ardian Shala, Vlora Limani, Rrezarta Krasniqi, Shkelzen Hajdini, Ilir Ferati, Ilir Tasholli, Hatim Baxhaku – janë 13 deputetët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës që doli e treta në këto zgjedhje në radhët e deputetëve të saj do të ketë së paku 15 deputetë që nuk kanë qenë më herët pjesë e Kuvendit.

Emra si Uran Ismaili, Bedri Hamza, Abelard Tahiri, Enver Hoxhaj , Ferat Shala e Kujtim Gashi më herët kanë ushtruar poste ministrore, por jo edhe atë të deputetit.

Uran Ismaili, Bedri Hamza, Abelard Tahiri, Sejdi Hoxha, Ariana Shoshi – Musliu, Gazmend Bytyqi, Fadil Nura, Eliza Hoxha, Besa Ismaili – Ahmeti, Floretë Zejnullahu, Valdete Idrizi, Enver Hoxhaj, Ferat Shala, Bajrush Xhemaili, Kujtim Gashi – do të jenë të rinjtë e PDK-së në Kuvend.

Pa emra të rinj në Kuvend nuk mbeti as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Pal Lekaj, Gazmend Syla, Ali Berisha, Arber Tolaj, Albena Reshitaj dhe Natyra Kuçi nga PSD që kandidoi nga koalicioni AAK – PSD do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër, vlen të theksohet fakti se legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, sipas rezultateve të KQZ-së, do të përbëhet në total (përfshirë edhe deputetët jo-shqiptarë) nga:

– 42 deputetë që kanë garuar për herë të parë në zgjedhje;

– 22 deputetë që kanë garuar apo kanë fituar mandate në proceset e kaluara zgjedhore;

– 56 deputetë që janë rizgjedhur nga legjislatura e fundit.

Ndërsa, 46 ish-deputetë të legjislaturës së kaluar nuk kanë siguruar votat e nevojshme për të fituar mandat. 18 ish-deputetë tjerë të legjislaturës së fundit nuk kanë garuar fare. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme