Mbi 58 mijë persona kanë të drejtë vote në veri

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017, raporton Ekonomia Online.

Valmira Selmani, u.d detyre e Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, tha se të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona kanë të drejtë vote.

Adnan Rrustemi, paraqiti edhe një herë numrin e atyre që kanë të drejt vote në këto zgjedhje.

Florian Dushi, pati vërejtje sa i përket numrit të stafit dhe buxhetit të ndarë për organizimin e zgjedhjeve.

Burimi Ahmetaj nga Qendra e Numërimit të Votave, ka arsyetuar shpenzimet për një aparaturë që tha se do tu shërbej edhe herave të tjera, raporton EO.

“Aparati për hyrje dhe dalje të stafit e bëjmë tash e na shërben për të gjitha herët”.

“Nuk kemi pas kësi praktike jemi nënshkruar me lista është evidentim elektronik”.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës

Posted by EkonomiaOnline on Friday, April 12, 2019

Të ngjashme