Mbi 68% e qytetarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 11:21 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë me qëllim matjen e qëndrimeve dhe njohurive të të dyja vendeve kanë kryer një hulumtim të gjerë dhe të parin e këtij lloji në Kosovë dhe Shqipëri, raporton Ekonomia Online.

Në anketim kanë marrë pjesë 2504 qytetarë, ku 1200 nga Shqipëria e 1304 nga Kosova. Qytetarë nga Kosova kishte edhe të komunitetit serb, ku prej tyre ishin 300 të tillë.

Rezultatet e anketës tregojnë se 88.7 për qind e shqiptarëve të Kosovës vizitojnë Shqipërinë sesa anasjelltas, ku vetëm 31.6 qytetarë prej Shqipërisë e vizitojnë Kosovën. Arsyeja kryesore e vizitës është kryesisht turizmi.

68.4 për qind e qytetarëve nga Shqipëria kanë deklaruar se nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën, ndërkaq ata që e vizitojnë Kosovën e bëjnë shpesh.

Luan Shllaku, drejtor i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, tha se të dhënat e raportit kanë dalë të jenë interesante.

“Ajo që e kemi objektiv parësor është se ta zgjojmë OJQ dhe t’i fusim në drejtim aty ku ato do të janë në mendim kritik dhe dy qeveritë që i mbanin mbledhjet e qeverive i bën ato. E para që tentuam është ta bëjmë një analizë se çfarë po mendojnë ata dhe pamë analiza interesante”.

Andi Dobrushi, drejtor i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, tha se qëllimi kryesor ishte thyerja e mitit në rajon, ajo e Shqipërisë Madhe.

“Unë besoj se ky sondazh, por edhe tryeza të ngjashme është skanimi më i mirë që i është bërë marrëdhënies Kosovë-Shqipëri viteve të fundit”.

“Qëllimi kryesor ishte edhe thyerja e mitit në rajon, ajo e Shqipërisë Madhe. Ka mjaftueshëm material që është bërë në këtë sondazh për t’i dhënë zbatim sepse zbatimi ka munguar”, tha ai.

Berat Thaçi, nga Instituti GAP, tha se nga 15 marrëveshje ndërmjet dy shteteve, 49% e objektivave janë realizuar, raporton EO.

“Janë diku 15 marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e tregtisë. Nga këto marrëveshje ne kemi nxjerrë disa objektiva, ku 49 për qind e objektivave janë realizuar ku 35 për qind e objektivave janë realizuar pjesërisht ndërsa pjesa tjetër nuk është realizuar fare”.

“Nëse e shikojmë si trend, marrëveshjet nuk dalin shumë keq mirëpo problemi qëndron se një numër i barrierave tregtare nuk janë adresuara në këto marrëveshje dhe deri diku janë edhe marrëveshje të brendshme të shtetit”.

“Shumë shpesh bizneset kanë deklaruar diskrecionin që e kanë doganierët apo edhe korrupsioni që ushtrohet ndaj tyre”, u shpreh ai.

Të ngjashme