Mbikëqyrja e Kuvendit ndaj Qeverisë e dobët, pavarësisht shumë mekanizmave

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 17:38 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka mekanizma të mjaftueshëm për mbikëqyrjen e punën së Qeverisë por, mbikëqyrej mbetet e dobët. Kështu  u tha në debatin e organizuar  nga  Instituti Demokraci për Zhvillim  me temën  “Mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzekutivit: Zbatimi dhe monitorimi i ligjeve”, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, u tha se legjislatura aktuale, ka shtuar numrin e interpelancave të kryeministrit

Vlora Limani Hajnuni, deputete  nga radhët e LDK-së tha se sistemi qeverisës është i atillë që prodhohet prej zgjedhjeve është Kuvendi dhe të gjitha të tjerat janë derivat i republikës së Kosovës.

” Kuvendi e ka rolin mbikëqyrës të zbatimit të këtyre ligjeve që i propozon Qeveria dhe  Kuvendi i voton”.

Ajo tha se Kuvendi ka mekanizmat e vet që mund t’i përdorë për mbikëqyrje të ekzekutivit dhe komisionet që themelohen në Kuvend që janë disa të përhershme.

“Kuvendi i ka edhe dy mekanizma të tjerë që duhet t’i shfrytëzojmë për të luajtur rolin e vet mbikëqyrës. Sesa Qeveria është përgjegjëse karshi legjislativit mund të shihet nga këto raporte. Kuvendi duhet të shoh se cilat janë të metat e një procesi të caktuar të zhvillohet më mirë dhe të ketë rekomandime të caktuara”.

Artan Abrashi, deputet i VV-së theksoi se për këtë legjislaturë dallon nga të tjerat. Këtu kisha veçuar ka dalë nga një vullnet i qytetarëve që kam besuar në një ndryshim.

“Mbi 70% e përbërësve të këtij Kuvendi janë deputet të rijnë dhe kjo nuk zgjati shumë sepse Qeveria menjëherë iu nënshtrua një mocion mosbesimi. Padyshim nuk mund ta anashkalojmë efektin  e pandemisë. Ky Kuvend nuk është as për së afërmi atë që kemi pritur. Tash kemi të bëjmë me një ekzekutiv. Duhet ta kemi parasysh edhe dialogun. Pra Kuvendi ka qenë i afektuar edhe nga mungesa e punës. Ky Kuvend dukshëm ka shtuar numrin e interpelancave të kontrollit të Qeverisë. Vetëm nesër i kemi që kanë dalë nga dialogu. Mos gatishmëria e kryeministrit për të raportuar në komisione. Kjo nuk do të na ndalojë ta kryejmë punën tonë”, tha ai.

Rreze Hoxha, hulumtuese në GLPS shtoi se  pajtohet që niveli i mbikëqyrjes së Kuvendit nuk është i kënaqshëm.

“Ne konsiderojmë që Kuvendi vazhdon të jetë objekt i përçarjeve të thella. Mbikëqyrja parlamentare mbetet e dobët në përgjithësi dhe instrumentet parlamentare nuk përdoren. Është diskutuar edhe për integrimin evropian kapaciteti i kuvendit për të monitoruar legjislacionin mbetet i kufizuar. Aktive ka qenë Kuvendi edhe në krijimin e komisioneve hetimore është rezultat i ngjarjeve në vazhdimësi dhe është pozitive. Dhe ne ende nuk kemi njohuri nëse qeveria ka formuar grupet punuese. Nëse kalojmë te puna e komisionit për legjislacion nëse fokusohemi te Qeveria e tanishme është vërejtur që ministri i drejtësisë për të raportuar   për formimin e grupit të ri të vetingu,t që do të duhej të merrej nga Qeveria me më shumë seriozitet. Në këto takime të Komisionit për legjislacion kemi pasur ngecje në organizimin e takimeve ku do të diskutohej për implementimin e ligjeve veç e veç. Kemi vërejtur edhe neglizhencë nga ekzekutivi. Nuk është çështja vetëm në dështimin e kuvendit por edhe hezitimin e kuvendit”.

Ajo ka folur edhe për zbatimin  e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit për të cilin ka thënë se nuk zbatohet sa duhet.

“Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit nuk zbatohet me tërheqjen e amabasëdës dhe zyrës së BE-së. Një diskutim për këtë ligj duhej të ngrit edhe vetëdijen e qytetarëve. Një ligj i tillë do të duhej të implementohej nga të gjitha institucionet. Kjo do të duhej të ishte mesazhi kryesor”.

Vlora Hajnuni, deputete e LDK-së, tha se Kuvendi ka ndërhyrë për një procedurë që merret me konflikte të interesit.

“Është mirë të tregohet se kuvendi ka ndërhyrë për një procedurë që merr me vete konflikte të interesit. Çështja e pandemisë ka ndikuar jo vetëm në jetën institucionale por edhe në jetën e përditshme të shoqërisë ka ndryshuar mënyra e të jetuarit dhe ka përmbysur shumë procese të caktuara. Ne kemi parë një rol më të madh të institucioneve shëndetësore. Edhe kuvendi e ka luajtur roli e vet për pandeminë në plotësim ndryshimin e ligjit. Në këto dy javë që kishim numër më të vogël të infektuarve kemi parë punën e kuvendit më aktive. Edhe institucionet e shtetit duhet ta zhvillojnë punën e vet”.

Rreze Hoxha, hulumtuese në GLPS u shpreh se pandemia ka ndikuar në punën e secilit në insittucione, teksa ka thënë se kjo gjë ka rritur edhe pakënaqësinë e qytetarëve se si udhëhiqet shteti i Kosovës.

“Pandemia ka ndikuar në punën e gjithsecilit dhe e njëjta ka shkaktuar kaos në shumë aspekte dhe ka rritur pakënaqësinë e qytetarëve se si udhëhiqet shteti i Kosovës. Ajo çka është e nevojshme kuvendi duhet ta ketë një strategji në këtë aspekt sepse rastet po rriten dhe është e pa evitueshme që të mos kemi probleme. Prandaj nuk besoj që kuvendi duhet të amnistohet nga puna e përditshme. Ne sot ishim dëshmitar të një projektligji që do të adresonte problemet gjatë pandemisë. Do të duhej të kishin një plan të punës problemet e njëpasnjëshme në situatën e pandemisë”, tha Hoxha.

Ndërsa deputeti i VV-së, Artan Abrashi tha se deputetët duhet të jenë më të përgjegjshëm në pjesëmarrjen në komisione.

“Mendoj që duhet të jenë më të përgjegjshëm sa i përket pjesëmarrjes në komisione. Për pjesën tjetër i takon ekzekutivit që të vijë dhe të raportojë. Mbetet shumë për tu bërë”, tha ai.

E deputetja e LDK-së, Vlora Hajnuni tha se “Kuvendi duhet të zhvillojnë strategji të cilat i detyrojnë qeverinë të vijë dhe të raportojë për çështje të fushës së tyre. Tani kemi qeveri iu është përgjigjur kërkesave të kuvendit. Ajo çka do të duhej të shkoj është raportet e komisioneve hetimore. Mendoj që kuvendi duhet të ruajë rol proaktiv në çështjen e raportimit”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme