Mbledhja e Këshillit të Sigurisë nuk u regjistrua, Abazi thotë se do të dalin faktet për “tentim puçin”

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Humbja apo mosregjistrimi i mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, sipas njohësve të çështjeve të sigurisë, është shkelje e Rregullores në bazë të së cilës funksionon ky institucion.

Skënder Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, kërkon që të merren masa ndaj Sekretariatit të Këshillit.

Ai shton se praktika të tilla janë të papranueshme për një institucion kaq të rëndësishëm, raporton KOHA.

Perteshi thotë se pas çdo mbledhjeje të Këshillit, Sekretariati është i obliguar, sipas rregullores, t’i dërgojë te kryesuesi të gjitha materialet e transkriptuara për nënshkrim.

Më 17 mars, kur u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, nuk ka pasur fare hardisk të regjistrimit të transkriptit.

Por, sipas zëvendëskryeministrit në detyrë, Haki Abazi, kjo deklaratë, se mungonte pajisja teknike, nuk është aspak bindëse dhe se është papërgjegjësi totale.

Abazi ka shtuar se këtë e kanë proceduar në organet përkatëse dhe se shumë shpejt do të merret vesh se çka vërtet ka ndodhur me ato transkripte.

Të ngjashme