Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, nis me një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit japonez

Prishtinë | 08 Kor 2022 | 13:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të Kosovës para nisjes së mbledhjes së paracaktuar, ka mbajtur një minutë heshtje për ish-kryeministrin japonez, Shinzo Abe, raporton Ekonomia Online.

Kryesia është mbledhur të premten pasdite për një varg pikash.

Në rend janë përgatitjet për seancën plenare të re, pikat e papërfunduara nga seancat plenare të kaluara, shqyrtimi i propozimeve apo kërkesave, etj.

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka vdekur në spital pasi nuk u përballoi plagëve të marra.

Rendi i ditës

I.  Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:

19. Votimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

20. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor,  1 dhe 6 korrik 2022:

6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave,

7. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021.

IV. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,  

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave  dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.

V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme