Mbledhja e KS të OKB-së për Kosovën, presidentja Osmani raporton në ora 16:00

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.

Fjalimi i Presidentes do të jetë sot (15 tetor) nga ora 16:00, sipas kohës së Kosovës, ndaj transmetimin mund ta bëni duke u lidhur me profilin e Presidentes në rrjetin social “Facebook”, duke e marrë sinjalin me përkthim nga RTK-ja, ose duke u lidhur në këto dy linqe: https://www.youtube.com/c/unitednations dhe https://media.un.org/en/webtv/.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme