Mblidhen katër komisione parlamentare

Prishtinë | 27 Dhj 2016 | 08:16 | Nga

Komisioni Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike, sot organizojnë tryezën me temë “Zbatimi i Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës”.

Sipas njoftimit për media, gjatë ditës së sotme do të mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ku do të prezantohen aktivitetet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të realizuara gjatë vitit 2016.

Ndërsa, komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme do të diskutojë rreth programit të Kosovës për reformat në ekonomi 2017-2019.

Gjithashtu, sot mblidhet edhe komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, ku do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2016 dhe orientimet kryesore për vitin 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme