Mblidhen pesë Komisione Parlamentare

Prishtinë | 13 Shk 2017 | 08:00 | Nga

Në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen pesë komisione parlamentare.

Duke filluar nga ora 10:00 mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione si dhe ajo e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të fillojë në orën 11:00, në të cilën i ftuar është ministri i MMPH-së.

Duke filluar nga ora 13:00, mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim.

Ndërsa në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, do të raportojë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme