Mblidhen sërish liderët institucionalë për dialogun

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 14:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Liderë shtetërorë janë parë tek shkojnë në ndërtesën e Kuvendit për takimin e thirrur nga presidenti, që për temë bosht ka dialogun me Serbinë, me theks të veçantë, idenë për korrigjimin e kufijve, e cila është kundërshtuar fuqishëm nga një pjesë e konsiderueshme e spektrit politik në Kosovë.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, kanë shfrytëzuar hyrjen kundrejt sheshit të qytetit, që çon tek zyra e Presidentit, ndërsa Kryeparlamentari Kadri Veseli atë prapa, që shpie te holli i Kuvendit, për të marrë pjesë në takimin, për të cilin opozita as që dëshiron të dëgjojë, raporton Ekonomia Online.

Në takim pritet të marrë pjesë edhe ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie.

 

Të ngjashme