Mblidhen shefat e Grupeve Parlamentare, pritet të caktohet seanca për shpërbërjen e Kuvendit

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 11:04 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit është mbledhur në një mbledhje ku pikë të vetme të rendit të ditës ka caktimin e një seancë ku do të vendosje për shpërbërjen e Kuvendit, pas dorëheqjes së kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Të premten presidenti, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kanë dalë me dy vendime të kundërta për tejkalimin e krizës.

Thaçi ka kërkuar nga Veseli si bartësi i koalicionit fitues PAN që të propozojë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Por, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kthyer përgjigje presidentit Thaçi, duke i thënë se nuk do të ketë mandatar të ri.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit më 19 korrik, pasi është ftuar nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Të ngjashme