Mblidhet GP i LDK-së, vendos për mbledhjen e nënshkrimeve për mocion

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot lidhur me nisjen e mbledhjes së nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë për Ekonomia Online se mbledhja e Grupit Parlamentar do të mbahet sot në orën 13:00 në Kuvend të Kosovës.

“Sot kemi mbledhjen e Grupit Parlamentar, duke filluar nga ora 13:00. Aty vendosim dhe ju tregojmë. Mbledhjen do ta mbajmë në sallën e Grupit Parlamentar në Kuvend”, ka deklaruar ai për Ekonomia Online.

Të ngjashme