Mblidhet Këshilli Drejtues i PDK-së, diskutohet për zgjedhjet dhe çështja e presidentit

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 17:18 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është mbledhur për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, çështjen e presidentit dhe tema të tjera, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje siç ka deklaruar kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj para takimit të Këshillit Drejtues, tha se do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, përgatitjet për ato lokale si dhe për atë siç ka thënë ai të përgatitjes së një platforme të re.

“Sot kem një mbledhje të rregullt të Këshillit Drejtues, agjendë e takimit tonë është bisedimi për zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe për ata si ne si PDK do të duhet të dalim me një platformë të re para qytetarit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe si do të sillemi si opozitë. PDK-ja do të jetë një opozitë e fortë ndaj Qeverisë së ardhshme, e cila pritet të formohet javën e ardhshme”, tha Hoxhaj.

Po ashtu, ai ka thënë se do të diskutojnë edhe për çështjen e presidentit.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme