Mblidhet Komisioni Parlamentar për Stabilizim-Asocim, Kosovë – BE

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 08:37 | Nga

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se Komisioni Parlamentar për Stabilizim-Asocim, Kosovë – BE do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Me këtë rast, Komisioni do të diskutojë lidhur me përgatitjet për takimin e dytë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë, i cili do të mbahet me datë 23-24 nëntor në Strasburg, si dhe propozimi i temave për diskutim gjatë këtij takimi.

Mbledhja mbahet në sallën C- 301, duke filluar nga ora 11:00. Mediave iu lejohet të marrin vetëm pamje nga takimi.

Të ngjashme