Faton Topalli emërohet kryetar i komisionit për AKI-në

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 10:15 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar mbledhja e komisioni parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje që po mbahet e mbyllur për medie është emëruar kryetar i komisionit për mbikqyrjen e AKI-së, Faton Topalli nga PSD-ja.

Ai tha se do të veprojë i pavarur nga partia e tij.

“Në këtë komision jemi të barabartë dhe ju falënderoj për punën e bërë deri më tani. Është një komision që merret me çështjet që janë të rëndësishme për vendin, dhe jam shumë i hapur për bashkëpunim në mënyrë që ta kryejmë punën sa më mirë. Do të angazhohem ta jap kontributin tim dhe do të mundohem që të tejkalojë interesat partiake, pasi interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm”, tha ai.

Në këtë mbledhje do të diskutohet realizimi i Planit të Punës së Komisionit për tremujorin e parë të këtij viti.

Të ngjashme