Mblidhet KQZ-ja, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve për Prizren dhe Kllokot

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për komunën e  Prizrenit dhe Kllokotit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 1 dhjetor, ora 15:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Prizrenit dhe Kllokotit”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme