Mblidhet Kryesia e Kuvendit

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në njoftim bëhet e ditur se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të fillojë në orën 11:00.

“Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla  C-301, ora 11:00)”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e Kryesisë pritet të caktohet mbajtja e seancës së radhës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, seanca e fundit që u mbajt në Kuvend ishte e jashtëzakonshme, ku u miratua rezoluta për të mos e lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme