Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot me fillim nga ora 10:10. Në komunikatën zyrtare të dërguar nga Kuvendi nuk specifikohet rendi i ditës për këtë mbledhje.
Besohet se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në lidhje me temën e nxehtë të Demarkacionit që pritet të kthehet në Kuvend.
Gjatë ditës së djeshme, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit në krye me Shpejtim Bulliqin ka prezantuar raportin përfundimtar lidhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi në mbledhjen e Qeverisë.
Qeveria më pas e ka proceduar atë për diskutim në Kuvend.