Mblidhet Kryesia e Kuvendit, merr vendimin për seancën për votimin e Qeverisë Hoti

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 10:11 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit është mbledhur me pikën e vetme të rendit të ditës kërkesën e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, raporton Ekonomia Online. 

Kryesia do të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të LDK për thirrjen e seancës për votimin e Qeverisë së re.

Pas marrjes së aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës ka deponuar kërkesën me nënshkrime të deputetëve për thirrjen e seancës për të mërkurën në orën 11:00.

Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.

Kurse kryesia e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) në të cilën do të pritet që të vendosen përfundimisht emrat e ministrave të LDK-së në Qeverinë Hoti, raporton EO.

Të ngjashme