Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite Projektligji i propozuar nga Osmani

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendi do të mblidhet në ora 14:00, ku në rend dite ka tri pika: Projektligji për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës; Projektligji për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID 19” dhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, e përkrahur nga deputetët nënshkrues, ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. 

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate nga Kuvendi i Kosovës.

“Kjo nismë është iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi KO 54/20 i Gjykatës Kushtetuese, i datës 6 prill 2020, i cili specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën”, thuhet në komunikatë. 

Të ngjashme