Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite shkarkimi i Bordit të RTK-së

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mblidhur për të diskutuar rreth përgatitjeve për seancë plenare, raporton Ekonomia Online.

Dy mbledhjet e kaluara të Kryesisë së Kuvendit dështuan në mungesë të kuorumit.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

Përgatitjet për seancë plenare:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit të punës së Akademisë së Drejtësisë për vitin 2020,

Shqyrtimi i Rekomandimit te Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve te Bordit të Radiotelevizionit te Kosovës.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme